Gossip

“Mora tre qetësues…” Belen Rodriguez rrëfen sulmin e fortë të panikut para daljes në skenë!

Belen Rodriguez ka reaguar publikisht pas shqetësimeve të shumta që u ngritën në rrjet për gjendjen e saj gjatë një eventi të fundit të organizuar nga Vanity Fair, ku ajo u pa në vështirësi në skenë.

Përmes një videoje dhe mesazhi në rrjetet sociale, showgirl sqaroi se një natë para intervistës kishte përjetuar një atak paniku “shumë kompleks” dhe, për t’u qetësuar, kishte marrë tre qetësues kundër ankthit dhe dhimbjeve.

Gjithmonë kam thënë se kam vuajtur nga sulmet e panikut dhe depresioni. Ju siguroj, nuk është jetë e lehtë. Natën para intervistës, isha pa fëmijët dhe ndërsa flija, pata një sulm paniku shumë serioz. Mora një qetësues për t’u ndjerë më mirë, pastaj një të dytë dhe një të tretë

-rrëfeu Belen.

Gjatë intervistës në eventin e Vanity Fair, ajo foli edhe për temat e ndjeshme të jetës private, mes tyre marrëdhënien e vështirë me Stefano De Martino dhe deklaratën e saj të bujshme “I rraha të gjithë ish-të dashurit e mi”, që u komentua gjerësisht në rrjet.

Ndërkohë, mediat italiane kujtojnë se, sipas ekspertes së shëndetit mendor, Dr. Paola Mosini nga Humanitas PsicoCare, një atak paniku është “fillimi i papritur i një periudhe të dallueshme dhe të shkurtër shqetësimi, ankthi ose frike intensive, i shoqëruar nga simptoma fizike dhe/ose mendore”.

Zakonisht zgjat 5 deri në 20 minuta, por në disa raste mund të zgjasë edhe më shumë se një orë.

Me rrëfimin e saj, Belen ka zgjedhur të jetë e hapur me publikun, duke folur pa tabu për shëndetin mendor dhe vështirësitë që shpesh fshihen pas dritave të skenës.