Një bodybuilder u detyrua t’i nënshtrohej operacionit në zorrë për shkak të dietës së rreptë. Sean Tierney, 34 vjeç, nga Hull në East Yorkshire, kishte marrë pjesë në konkursin e bodybuilding, kur u sëmur dhe u dërgua në spital me dhimbje të rënda barku.
Ai tha: -“Unë shkova vetëm për fitnes për disa herë në javë dhe pashë njerëz që ishin më të mëdhenj dhe më të fortë se unë dhe dëshiroja të dukesha si ata. I kërkova zotit Universe që të më stërviste – ai është mjeshtri më i mirë në Mbretërinë e Bashkuar – dhe ai më dha këshilla dhe më tregoi për përgatitjen e ushqimit në internet.”
Pak para konkurrimit, Z. Tierney filloi të ndjejë “pak shqetësim” në stomakun e tij dhe mjeku i tha atij të hante më shumë fibra dhe të ulte marrjen e proteinave, gjë që nuk e bëri.
“Pas konkurrimit pata kontraktime dhe dhimbje në stomak. Thirra një ambulancë. Ata mendonin se kisha apendicit dhe ata mund të bënin një prerje të vogël, por kur më vunë për të fjetur kuptuan se kisha probleme me zorrët”.