Gossip Showbiz

“Mos është e kundërta?” Pas deklaratës së Juelës, Miri dyshon se Selin ka ndjenja për të?

Një deklaratë e papritur e Juelës ka ndezur debat të fortë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5. Ajo u shpreh hapur se Selin ka ndjenja për Mirin, duke shtuar se “sytë që ka ajo për ty, unë nuk i kam me një mashkull që nuk më pëlqen”.

Kjo deklaratë bëri që Miri të reflektojë publikisht për herë të parë mbi situatën. Ai pranoi se ka pasur dyshime, por nuk i ka shprehur me zë të lartë deri më tani.

Më pëlqeu diçka, kam qenë në dyshime gjithë kohës, por nuk i kam thënë zë. Juela tha një gjë, se ajo është femër

-u shpreh ai, duke shtuar se gjithmonë është akuzuar vetëm ai për ndjenja apo sjellje të tepruara.

Miri theksoi se përqafimet mes tyre nuk kanë qenë të imponuara dhe se nuk ka vepruar me zor.

Ai shtoi gjithashtu se shpesh është vënë në qendër të kritikave, ndërsa për Selinën, sipas tij, askush nuk ka ngritur dyshime.

Mos ndoshta është edhe në të kundërt kjo gjë? Por aty nuk e akuzon njeri, vetëm mua

-tha ai, duke lënë të hapur mundësinë që situata të mos jetë ashtu siç është perceptuar deri më tani.

Deklarata e tij ka shtuar tensionin dhe kuriozitetin mes banorëve, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo histori do të marrë një tjetër kthesë në ditët në vijim.