Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti vijon me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në orët e mesditës, vranësirat e dendura në relievet malore në lindje shoqërohen me reshje shiu të dobëta e lokale. Në orët e mbrëmjes ka reshje shiu me intensitet të ulët në zonat e jugut dhe veriperëndimit.
Era fryn me drejtim juglindje – jugperëndim dhe me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në zonat luginore, arrin shpejtësi deri në 15 m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
7/20
Diell re shi
Kukës
3/15
Diell re
Lezhë
7/20
Diell re shi
Dibër
5/15
Diell re
Durrës
8/23
Diell re
Tiranë
10/24
Diell re
Elbasan
10/24
Diell re
Berat
7/25
Diell re
Vlorë
10/22
Diell re shi
Korçë
6/15
Diell re
Gjirokastër
4/24
Diell re
Sarandë
12/22
Diell re shi