Sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit, përgjatë zonave malore në veri e në lindje do të ketë vranësira të pakta, herë pas here deri mesatare dhe kalimtare. Nga orët e mesditës deri pasdite priten reshje të dobëta shiu në formë pikash, kryesisht në zonat veriore dhe verilindore.
Era fryn me drejtim veriperëndim – perëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit jugor, herë pas here do të forcohet deri në 10 m/s.
Në det pritet valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë. Temperaturat variojnë 17-39 gradë Celsius.