Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri, në një video ka ironizuar kryetarët e partive politike, duke theksuar se lufta kundër korrupsionit dhe lufta kundër kapjes së shtetit duhet të marrë fund që politika të jetë fund e krye e ndershme.
Deklarata e postuar në rrjetin social Facebook, vjen pak para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku kandidon edhe lëvizja “Bashkë”.
“Nuk mund të ketë politikë as të madhe dhe as të vogël, nëse nuk bazohemi në parim thelbësor. Luftë kundër korrupsionit, luftë kundër kapjes së shtetit, politikë fund e krye e ndershme”, theksoi Qorri.
Arlind Qorri: Mos vidh! Mos vidh ka qenë një nga urdhëresat e çdo besimi fetar. Një nga urdhëresat kryesore. Mos vidh se duke vjedhur, je duke marrë atë që nuk të takon, duke marrë frytin e punës, përpjekjeve, sakrificave të të tjerëve. Nëqoftëse, ajo që ti vjedh bart një farë kuptimi, fuqi krijuese, intelekti të atyre që e kanë prodhuar, duke marrë atë që nuk të takon, praktikisht je duke marrë një pjesë shpirti, një pjesë trupi, të gjithëkujt që ka kontribuar, prandaj nuk mund të ketë politikë përparimtare, politikë zhvillimore. Nuk mund të ketë politikë as të madhe dhe as të vogël, nëse nuk bazohemi në parim thelbësor: “Luftë kundër korrupsionit, luftë kundër kapjes së shtetit, politikë fund e krye e ndershme.”