Sport

Moskë, prezantohet Këpuca e Artë e Botërorit, ja pretendentët

Në Moskë organizatorët e Botërorit prezantuan trofeun e Këpucës së Artë për Kupën e Botës 2018. Katër vite më parë këtë çmin individual e fitoi Hames Rodriguez, ndërsa në 2010-ën Thomas Muller. Këtë vit parashikimet flasin për Messin, Ronaldo-n, Neymar-in, apo Antoine Griezmann-in, si pretendentë kryesorë për Këpucën e Artë të Botërorit. Megjithatë nuk përjashtohen emrat surprizë, edhe nga skuadrat shumë më pak të kuotuara.