Aktualitet

Moti i keq/ OSHEE në Kamëz vendos shtyllën e rrëzuar elektrike

Moti me rreshje të dendura shiu që preku vendin tonë para disa ditësh, në disa rajone dëmtoi dhe rrjetin elektrik, sidomos pjesën e amortizuar të tij. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën të ditur se brigadat në Tiranë, morën masa teknike-organizative dhe riparuan dëmet, si rasti në Kasallë të Kamzës, duke vendosur shtyllën e rrëzuar elektrike. Kjo garantoi furnizimin normalisht me energji për banorët e zonës së prekur.