Aktualitet

Moti sot, njihuni me parashikimin e kësaj të premteje shtatori!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti vijon i kthjellët në të gjithë territorin e me orë të plota me diell. Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi deri në 14 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete Adriatik dhe Jon të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
17/30
Diell

Kukës
13/27
Diell

Lezhë
18/30
Diell

Dibër
10/27
Diell

Durrës
17/31
Diell

Tiranë
18/32
Diell

Elbasan
18/33
Diell

Berat
14/33
Diell

Vlorë
18/30
Diell

Korçë
12/26
Diell

Gjirokastër
14/31
Diell

Sarandë
18/30
Diell