Aktualitet

Parashikimi i motit, e enjte 23 korrik 2026!

Këtë të enjte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira, që do të vijnë në shtim në orët e vona të mbrëmjes.

Era është me drejtim veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s dhe hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.