Gossip Live From Tirana

A është Mateo xheloz? Motra e ish-finalistit të BBV 5 ka një këshillë për të dhe Brikenën…

Motra e Mateo Borrit, Kejsi, ka qenë e ftuar në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio, ku ka treguar histori nga jeta e saj personale. Por jo vetëm kaq, pasi moderatorët e kanë ngacmuar paksa edhe në lidhje me ish-banoren e “Big Brother VIP 5”, Brikena Selmani.

E pyetur se çfarë vlerëson më shumë tek ajo, Kejsi tha ‘mënyrën se si e bën vëllain tim të ndihet’. Ajo dha edhe një këshillë për Mateon dhe Brikenën, që t’a mbajnë fort dashurinë e tyre.

Çfarë është diçka që ti e vlerëson më shumë te Brikena?

Mënyrën se si e bën vëllain tim të ndihet.

E bukur është, por prapë diçka të saj nuk the. The çfarë bën ajo te vëllai jot…

Po për aq kohë sa ajo e bën vëllain tim të ndihet mirë, do të thotë që ajo çdo sjellje të saj e ka në perfeksion. Po mos t’a kishte, ai nuk do ndihej mirë me të. Jemi në rregull?

Kush është më kokëfortë nga ata të dy?

Të dy.

Po fakti që punojnë të dy në të njëjtin vend, si e sheh ti? Duke qenë se janë kokëfortë të dy.

Secili ka emisionin e vet, por unë mendoj se ata dinë t’a ndajnë marrëdhënien e tyre nga marrëdhënia e punës.

Nuk është e vështirë sipas teje?

Jo nuk mendoj, mua nuk më duket se është e vështirë për ta.

A është xheloz Mateo?

Mateo është.

Intervistat që ka bërë së fundmi Brikena, ka qenë me Stresin, me Jozin, dhe kanë qenë intervista që janë komentuar goxha në rrjet. Që mund të ketë patur ndonjë ngacmim, flirt mes tyre.

Nuk e mendoj këtë gjë fare, Mateo normalisht është xheloz, por kur është fjala për marrëdhënien e punës ai e di që në momentin që është dikush që Brikena do e intervistojë, është thjesht punë. Nuk ka gjë pas.

Po një këshillë që do i jepje Brikenës?

Nuk e kisha menduar. Unë në fakt do u jepja të dyve një këshillë, jo vetëm Brikenës. Që kohëve të fundit është shumë e vështirë të gjesh një dashuri, për më tepër një dashuri si ajo e tyre, që kanë kaluar shumë sfida bashkë. Do u jepja një këshillë që t’a mbanin fort.