Health & Beauty

Mund ta bëni në shtëpinë tuaj, majdanozi dhe receta që do ju largojë fryrjen e këmbëve!

Majdanozi ëhtë një burim ushqyes me vitamina A, B, C dhe K, dhe minerale si hekuri dhe kaliumi. Ai luan një rol në parandalimin e efekteve anësore të diabetit në mëlçi, ekuilibron sheqerin në gjak dhe ndihmon në ekuilibrin afatgjatë të peshës. Për më tepër, majdanozi ka treguar që ul rrezikun e kancerit, mbron enët e gjakut, lufton inflamacionin në trup, forcon sistemin imunitar dhe mbron nga një larmi sëmundjesh, nga ateroskleroza, diabeti dhe kanceri i zorrës së trashë deri te astma.

Megjithatë, është një nga mënyrat më efektive për të trajtuar në mënyrë të natyrshme këmbët e fryra. Prandaj është gjithashtu i popullarizuar në mesin e njerëzve që duan të humbasin peshë shpejt përpara një ngjarje të rëndësishme, pasi eliminon lëngjet e tepërta nga trupi. Ënjtjet në këmbë janë rezultat i grumbullimit të ujit, i njohur si edemë, e cila zakonisht shkaktohet nga shtatzënia.

Për më tepër, edema gjithashtu mund të shkaktohet nga konsumimi i tepërt i ushqimeve të përpunuara dhe të kripura. Vloni një tenxhere me ujë dhe mbushni një filxhan. Pastaj, shtoni një të katërtën e gjetheve të freskëta të majdanozit. Lëreni për 5-7 minuta, kullojeni dhe pijeni. Ju duhet të synoni të pini deri në dy gota çaj me majdanoz çdo ditë.

Nuk ka përse të shpenzosh një mal me para për të gjetur kremra apo kura të shtrenjta kundër problemeve me rudhat, njollat apo aknet në fytyrë. Ekspertët rekomandojnë shumë kura natyrale si kombinimi i majdanozit me limonin. Me përdorimin e majdanozit dhe limonit lëkura juaj do të jetë më e shëndetshme. Majdanozi është shumë i pasur me vitamina dhe minerale. Lëngu i tij përmban vajra esencialë që ofrojnë sasi të jashtëzakonshme të manganit dhe kaliumit.

Vlerat e majdanozit e bëjnë atë shumë të kërkuar nga njerëzit që vuajnë nga diabeti, infeksionet urinare, temperature, lodhja apo inflamacioni i syve. Në industrinë e kozmetikës, majdanozi ka aftësi rigjeneruese dhe zbardhuese. Ai ju vjen në ndihmë për eliminimin e skuqjeve të lëkurës, freskinë dhe zbardhjen e saj. Përbërësit që ju nevojiten janë 1 lugë çaji me lëng limoni ose uthull molle, 2 lugë gjelle me majdanoz të grirë hollë dhe 200 ml ujë.