Live From Tirana

Muzikë, energji, art dhe shumë surpriza/Gjithçka që na pret në Beats N’ Brunch…

Të ftuar në “Live From Tirana” kanë qenë Tez Latifi dhe Kejsi Kasdeda, organizatorë të “Beats N’ Brunch”, eventit më interesant që mbahet më 19 dhe 20 prill në Parkun e Liqenit të Tiranës. Çfarë na pret këto dy ditë plot energji e muzikë në zemër të Tiranës?

Kejsi: Festivali nis më 19 prill në orën 12 të drekës, pra hapen dyert. Të gjithë personat e pajisur me biletat që janë elektronike, mund të marrin byzylykët, që ndahen në një ditore ose dy ditore. Shitja e biletave do të ndodhë edhe në hyrje të festivalit për ata njerëzit që ndoshta i lënë gjërat në moment të fundit. Megjithatë, ka mundësi për të ardhur kushdo, ka mundësi për të shijuar aktivitetet. Dita nis me instalacione artistike, performanca live nga artistë lokalë të ndryshëm të arteve vizuale. Ndërkohë, këtë herë do të kemi për herë të parë një organizim i cili quhet ‘Thrift Fest’. Janë 15 biznese tërësisht të vogla dhe lokale, kryesisht të menaxhuara nga vajza, për të promovuar pak ‘women power’ në festival. Dhe këto do të jenë biznese të cilat janë ose kreative, pra gjëra që janë handmade, ose biznese të cilat merren me riciklimin ose ripërdorimin e gjërave që quhen thrift. Ndërkohë, jemi partnerë me një nga organizatat më interesante për artistët e rinj, që është DoART, ku do të jenë kuratorë të disa instalacioneve artistike ku secili mund të bëhet pjesë, sepse synimi i kësaj gjëje, është të vendosim në qendër individin dhe eksperiencën e individit në festival.

Tez: Gjëja më interesante që ka qenë këtë vit, është ‘DJ contest’ që kemi bërë. Ka qenë në sound cloud dhe kanë qenë dy fitues. Do performojnë të shtunën, Devi dhe Franko Muça, ata performojnë të parët. Franko vjen nga Gjermania posaçërisht për ‘Beats N’Brunch’. Pastaj kemi Nyto, Xhorxhon, dyshen fantastike Bani D dhe Chriss V, si dhe Read The News nga Zvicra. Rikthehen këtë vit një super dyshe, Read The News dhe Andrew Meller, sepse kanë qenë shumë të preferuar nga edicionet e kaluara.