Showbiz

Naomi Campbell reagon për herë të parë mbi marrëdhënien me Liam Payne dhe Drake

Ajo është një ndër modelet më të famshme në industrinë e modës suksesi i të cilës duket se nuk do të ndalojë kurrë.

Gjithashtu është edhe një ndër personazhet më privatë sa i përket jetës së saj personale, aq e rezervuar sa askush nuk e kupton asnjëherë se çfarë bën kur ajo nuk është në punë.

E ftuar në emisionin “The Jonathan Ross Show” Naomi u pyet disa herë për lidhjen e saj shumë të përfolur me Liam Payne si edhe për marrëdhënien me reperin Drake me të cilin është parë shpesh kohët e fundit.

“E kam thënë disa herë, unë nuk flas kurrë për jetën time. Më vjen për të qeshur pasi një ditë më lidhji me dikë, ditën tjetër me një tjetër, po nesër me kë do jem sipas jush” ,-tha ajo me shumë ironi.