Bota

NASA dërgon me sukses misionin ‘InSight’ në Mars

Agjencia Hapësinore Amerikane, NASA lëshoi me sukses në hapësirë misionin e saj më të fundit drejt Marsit. Sonda InSight do të jetë e para që vëmendjen do ta përqëndrojë tek brendësia e planetit të kuq. Mjeti kozmik, pritet të mbërrijë në muajin nëntor në Mars. Zbritja në sipërfaqe do të jetë mjaft sfiduese dhe si të gjitha misionet para saj.