Misioni më i fundit i NASA-s drejt planetit Mars niset të shtunën, një udhëtim 7-mujor. Misioni “InSight” ka si qëllim që të ulë mbi sipërfaqen e Marsit, një makinë robot, me përmasat e një tryeze. Sonda do të eksplorojë në thellësi të planetit të kuq. Misioni synon të studiojë bërthamën e Marsit dhe strukturën e tij të brendshme. Më pak se 40% e të gjitha misioneve drejt planetit të kuq kanë pasur sukses.