Sport

Ndahet nga jeta ish-futbollisti Skënder Hyka

Ndahet nga jeta, Skënder Hyka, ish-futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Hyka mbylli sytë sot në moshën 74-vjeçare. Karriera e tij nisi me Shpresat, për të vijuar me klubin e vendlindjes, “17 Nëntori”, sot ekipi i Tiranës. Hyka spikati si futbollist i shquar i viteve ‘60-70, ndërsa ka patur dhe pozicione drejtuese në Federatën Shqiptare të Futbollit, në rolin e Sekretarit të Përgjithshëm.