Aktualitet

Ndalohet përdorimi i qeseve plastike në vend

Nga dje, ndalohet rreptësisht përdorimi i qeseve plastike në vend. Përdorësuesit e tyre do të penalizohen, ndërsa priten masa për prodhuesit. Çdo biznes që përdor këto qese pasi ka përfunduar afati, rrezikon të gjobitet me gjoba që variojnë 10 deri në 15 milionë lekë të vjetra. Vendimi i qeverisë parashikon që në treg të hidhen qeset e riciklueshme, që janë nën kontrollin e Ministrisë së Mjedisit e do të prodhohen kundrejt një pagese. Kontrollet për shkeljen e vendimit i janë lenë në dorë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.