Aktualitet

Ndërhyrjet në treg, BSH bleu 19.3 mln euro në tremujorin e parë

Banka e Shqipërisë raportoi sot se ka blerë në tregun valutor gjatë tremujorit të parë të vitit 19.3 milionë euro në dy ankande të organizuara në bankat e nivelit të dytë. Këto ndërhyrje u konsideruan të jashtëzakonshme dhe synonin që të frenonin rënien e euros, që doli jashtë kontrollit. Ende nuk ka një ekspertizë të thelluar nga institucionet përgjegjëse mbi arsyet e mbiçmimit të lekut, por tregues të tërthortë sinjalizojnë se ekonomia po furnizohet me valutë nga burimet jo formale.