Një grua që është martuar 11 herë me 9 burra të ndryshëm, nuk ka hequr dorë nga dashuria dhe është e bindur se do ta gjejë “të duhurin”. Monette ishte gjithmonë “e çmendur për djem” dhe fantazonte të martohej me miqtë e vëllait të saj kur ishte vajzë e re. Fillimisht ajo u martua e re, kur sapo kishte lënë shkollën. Ajo e kishte njohur të dashurin e saj të parë në shkollën e mesme dhe u martua me të dy muaj pasi i tha së motrës se ai do të ishte dhëndri i saj.
Nuk zgjati shumë mes të dashuruarve të rinj dhe pas kësaj Monette u fejua një burrë me të cilin ishte argëtuar gjithmonë shumë. Fatkeqësisht, edhe ai bashkim u shkatërrua, por ata i dhanë një mundësi tjetër njëri-tjetrit menjëherë pasi u ndanë zyrtarisht. Probleme të ngjashme patën sërish në martesën e tyre, duke bërë që Monette të martohej me një burrë tjetër.



Megjithatë, edhe pse ajo i donte fëmijët e tij, nuk ia dolën të ishin një çift i përjetshëm. Ajo tha në ‘T LC’s Addicted to Marriage’ se:
Numri 5 ishte ndoshta një nga dashuritë e jetës sime. Burri numër 6 thjesht më dukej aq i këndshëm dhe i sjellshëm, kështu që u martova me të dhe më pas u martova përsëri me të. Numrin 8 e takova në internet dhe një javë më vonë shkuam me makinë në Vegas dhe u martuam. Numri 9 ishte një djalë shumë karizmatik dhe lloji i tipit që nuk duhet të tërhiqesh, por ndonjëherë tërhiqesh. Numrin 10 e dija që në shkollën fillore se ishte një person shumë i mirë, por ne duhet të kishim qëndruar miq. Për numrin 11 nuk kam asgjë për të thënë!
Gjatë jetës së saj, Monette ka marrë 28 propozime. Pavarësisht kësaj, ajo nuk është aspak e lodhur.
Asnjëherë nuk u martova duke menduar se do të përfundonte me divorc, çdo herë mendoja se ai do të ishte i duhuri.
Tani, prej më shumë se dy vjetësh, Monette është në lidhje me John, 57-vjeç, i cili ka qenë i martuar dy herë më parë. Ndërkaq, një modele braziliane e cila çuditi botën disa muaj më parë pas u martua me veten, vendosi të divorcohej pas 90 ditësh pasi kishte gjetur dashurinë e re. 33 vjeçarja Cris Galera zuri faqet e para të gazetave në shtator pasi vendosi të kurorëzonte martesën me veten e saj, një akt sologamie, përpara Kishës katolike të Sao Paolos.