Botë e Çuditshme Love & Sex

U martua me veten e saj, divorcohet pas disa ditësh modelja braziliane!

Një modele braziliane e cila çuditi botën disa muaj më parë pasi u martua me veten, vendosi të divorcohej pas 90 ditësh pasi kishte gjetur dashurinë e re. 33 vjeçarja Cris Galera zuri faqet e para të gazetave në shtator pasi vendosi të kurorëzonte martesën me veten e saj, një akt sologamie, përpara Kishës katolike të Sao Paolos.

Sipas gazetës ‘Infobea’, Galera vendosi tashmë t’i japë fund kësaj martese pasi ka njohur një njeri dhe është e dashuruar me të.

Ishte bukur për aq sa zgjati, por nisa të besoja tek dashuria sapo takova këtë njeri special. Kam arritur një pikë ku u maturova, kuptova se jam një grua e fortë dhe e vendosur. Gjithmonë kisha frikë të jem vetëm, por kuptova se duhej të mësoja të ndihesha mirë me veten time. Kur kjo ndodhi, vendosa ta festoj atë.

Modelja në kohën e dasmës së saj iu tha ndjekësve në rrjetin social Instagram se:

Unë po festoj dashurinë time për veten dhe dua të frymëzoj gratë e tjera për të rritur vetëvlerësimin e tyre! A keni menduar ndonjëherë nëse ky trendi vazhdon?

Në një intervistë për ‘New York Post’, ajo tha:

Burrat e kanë të vështirë të jenë besnikë ose të qëndrojnë vetëm me një grua. Ata duan disa gra në të njëjtën kohë. 

Është raportuar se modelja do të udhëtojë në Londër në dhjetor për një fotosesion nudo, ku do të zyrtarizojë divorcin e saj.

Jam e emocionuar që jam përsëri beqare. Martesa me veten është ndryshe, apo jo? Ishte një përvojë e mrekullueshme, ju duhet ta doni njëri-tjetrin. Unë jam një akrep, bëj çfarë të mundem.