Në pikun e sezonit turistik, bregdeti i Shëngjinit, vija bregdetare në Kune-Vain, është ndotur masivisht. Situata e krijuar ka sjellë largim të pushuesve nga kjo zonë turistike. Banorë të zonës thonë se ndotja ka ardhur nga hapja e një kanali që bashkon lagunën me detin, ndërsa e konsiderojnë situaten e krijuar si mjaft problematike. Administratori i Shëngjinit Gjok Caci, thotë se po punohet për pastrimin e zonës së ndotur, ndërsa garanton se një situatë e tillë nuk do përsëritet më.