Bota

Ndryshojnë rregullat e lëvizjes në Schengen

Parlamenti Evropian miratoi një plan për të verifikuar udhëtarët, të cilëve nuk iu duhet viza për të hyrë në zonën Schengen. Udhëtarët nga 60 vende që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, do të jenë pjesë e një procesi verifikues. Sipas këtij plani synohet të “identifikohen kriminelët, terroristët dhe kushdo që përbën rrezik para se të arrijë në BE”. Plotësimi i një aplikacioni pritet të zgjasë afër 20 minuta dhe do të kushtojë shtatë euro, ndërsa i njëjti do të jetë falas për fëmijët nën moshën 18 vjeç.