Bota Botë e Çuditshme

Në emër të klimës, “Spiderman”-i përsëritës u ngjit pa litar ne grataçelën 36 kate në Londër!

Dy vjet më parë u arrestua por George King-Thompson nuk zuri mend dhe sërish ra në pranga. Pa litar u ngjit në një grataçelë 36 katëshe në Stratford, në lindje të kryeqytetit britanik Londër.

Një vend që nuk u zgjodh rastësisht pasi aty ndodhi një përmbytje me efekte shkatërrimtare. Po në Stratford, stacioni i metrosë në Pudding Mill Lane u detyrua të mbyllej mbi një vit më parë për shkak të shirave të dendur. Në një ditë të vetme ra sasia e një muaji të tërë.

Por çfarë lidhje ka kjo me të riun që u kap duke u ngjitur në Stratosphere Tower? 21-vjeçari u shpreh se me këtë veprim synoi të tërhiqte vëmendjen për të patur në fokus çështjen e ndryshimeve të klimës.

Një javë para përmbytjes së 25 korrikut 2020, qyteti im u godit nga një valë e jashtëzakonshme të nxehti. U ngjita në godinë për t’i thënë politikës se është e rëndësishme të veprohet sa më shpejt!

Ai u stërvit një javë dhe studioi me detaje sipërfaqen e 147 metrave e fshehurazi ngjitej natën. Por jo gjithçka shkoi sipas parashikimeve. Pas 8 kateve të para, dritaret filluan të bëheshin të rrëshqitshme e kjo rriti ndjeshëm shkallën e rrezikut.

I riu tha se edhe po të rrëzohej nuk do të rrezikonte njerëz të tjerë pasi aty gjendej një strehë. Kur agjentët e policisë mbërritën në vendngjarje, King-Thompson ishte ngjitur shumë lart e dukej i minimizuar në arkitekturën e pallatit.

Ky është arrestimi i dytë pas tij në 2019-ën kur po në Londër, u ngjit në Shard, godinën 310 metra, më e larta në Britaninë e Madhe. 21-vjeçari u dënua me 6 muaj burg që më pas iu përgjysmuan dhe konvertuan në shërbim prove.