Xheneta Fetahu ka zbuluar në rubrikën “Trotuar” në programin “E Diell”, një bisedë të bërë me ish-të dashurën e Mateos, banorit të “Big Brother VIP 5”.
Ajo ka rrëfyer se ish-i i banorit është shoqja e saj, e cila i ka treguar se Mateo është kaq romantik edhe në jetën reale.
“Mund të them një sekret të vogël meqënëse jemi tek Mateo. Një shoqja ime ka qenë në lidhje me të përpara BBV. E pyeta a është realisht djalë kaq romantik edhe në jetën reale. Më tha është shumë, shumë romantik edhe në jetën reale. Është një vajzë e Shqipërisë”, u shpreh Xheneta.