Aktualitet Zgjedhjet 2025

Në prag të ditës së zgjedhjeve, Ambasada Amerikane në Tiranë nxit qytetarët të marrin pjesë në votime

Ndërsa na ndajnë më pak se 48 orë nga dita e zgjedhjeve, Ambasada Amerikane në Tiranë nxit të gjithë qytetarët shqiptarë që të marrin pjesë në votime.

Përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare të Facebook, Ambasada Amerikane thekson rëndësinë e votës për të ardhmen.

“Vota jote është zëri yt. Vota jote është e ardhmja jote. Vota jote nuk ka çmim”, thuhet në këtë deklaratë.

Më herët, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, iu ka bërë thirrje qytetarëve të vendit për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit, që do të përcaktojnë Kreun e Qeverisë. Ai ka theksuar rëndësinë e kësaj dite, duke e quajtur një mundësi të veçantë për të vendosur mbi të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve.

Në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve, Presidenti Begaj ka ftuar ata të ushtrojnë të drejtën për të votuar me qetësi, përgjegjësi dhe dinjitet. Ai ka nënvizuar se demokracia është një angazhim i përditshëm, që fillon me pjesëmarrjen dhe kulmon me përgjegjësinë, duke u bërë thirrje qytetarëve të përdorin votën e tyre si një mundësi për të kontribuar në forcimin e shtetit dhe institucioneve demokratike.