“Vendimi i Brukselit për Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk mund të merret as si “po” dhe as si “jo””. I këtij mendimi është Thorsten Frei, raportuesi i grupit CDU/CSU në Parlamentin Gjerman. Në një intervistë për “Deutsche Welle”-n, Frei thotë se “Negociatat e anëtarësimit, varen shumë se kur do të fillojnë, por nuk do të ndodhë përpara fundit të 2019”-ës. Zyrtari gjerman konfirmon se “Si grup parlamentar i partive CDU e CSU, që tani do të kishin qenë dakord për çeljen e negociatave, nëse për Shqipërinë do të ishin përmbushur dy kushte: Përfundimi i Vetting-ut për 57 gjyqtarët e prokurorët më të lartë dhe përmbyllja e Reformës Zgjedhore”. “Pra, e thënë më saktë, konferenca e parë e anëtarësimit do të bëhet vetëm kur zgjedhjet e reja për pushtetin lokal të zhvillohen në bazë të Reformës së re Zgjedhore, të miratuar me konsensus”, – deklaron Thorsten Frei.