Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker deklaroi se rekomandimi i dhënë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, nuk do të thotë anëtarësim në BE. Presidenti i KE-së foli sot para ligjvënësve grekë në Athinë. Sipas tij, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të gjykohen sipas kritereve të vendosura dhe ecurisë së reformave shtet-ndërtuese.