Sipas ekspertëve, meshkujt që bëjnë palestër janë më të mirë në seks. Ushtrimet fizike ju bëjnë të zgjasni më shumë në seks. Sipas ekspertëve, mjafton një sesion 20-minutësh me ushtrime me intensitet të lartë për të rritur qëndrueshmërinë në seks. Një studim i publikuar në revistën ‘Social Psychological & Personality Science’ ka treguar se grave u duken meshkujt me fytyrë më të hollë më joshës, ndërkaq studimet e tjera thonë se grave u pëlqejnë meshkujt e tonifikuar dhe me muskuj.
Ushtrimet fizike e parandalojnë disfunksionin erektil. Një studim ka treguar se sa më shumë që ushtroheni, aq më shumë ka qarkullim të gjakut në trup dhe rrjedhimisht ereksion më të fortë. Ju jeni 30% më pak të rrezikuar nga problemet me ereksionin nëse stërviteni. Ushtrimet fizike jua rrisin vetëbesimin. Rikujtojmë se trendi’ i quajtur “snowmanning” përfshin njohjen e një partneri të ri seksual gjatë netëve të dimrit, por sapo akti kryhet gjithçka përfundon.
Sipas një ankete të kohëve të fundit, një në pesë britanikë i janë bashkuar këtij trendi takimesh. Përhapja e kësaj tendence, së bashku me faktin se 80% e britanikëve pranojnë se kanë pasur marrëdhënie seksuale pa mjete mbrojtëse, mund të shkaktojë një rritje të SST-ve, kanë paralajmëruar mjekët. Dr.Crystal Wyllie, mjeke në Asda Online Doctor, paralajmëroi se ata që angazhohen në “snowmanning” shpesh zhduken pa shkëmbyer kontakte me partnerin e tyre seksual. Kjo mund të nënkuptojë se personat nga të cilët kanë marrë infeksionin mund të mos jenë në dijeni dhe vazhdojnë e përhapin atë dhe tek persona të tjerë. Kjo është arsyeja pse mjekët po inkurajojnë njerëzit të përdorin mjete mbrojtëse ose të bëjnë teste për infeksione seksualisht të transmetueshme për të qëndruar të sigurt gjatë sezonit të festave.