‘Trendi’ i quajtur “snowmanning” përfshin njohjen e një partneri të ri seksual gjatë netëve të dimrit, por sapo akti kryhet gjithçka përfundon. Sipas një ankete të kohëve të fundit, një në pesë britanikë i janë bashkuar këtij trendi takimesh. Përhapja e kësaj tendence, së bashku me faktin se 80% e britanikëve pranojnë se kanë pasur marrëdhënie seksuale pa mjete mbrojtëse, mund të shkaktojë një rritje të SST-ve, kanë paralajmëruar mjekët.
Dr.Crystal Wyllie, mjeke në Asda Online Doctor, paralajmëroi se ata që angazhohen në “snowmanning” shpesh zhduken pa shkëmbyer kontakte me partnerin e tyre seksual. Kjo mund të nënkuptojë se personat nga të cilët kanë marrë infeksionin mund të mos jenë në dijeni dhe vazhdojnë e përhapin atë dhe tek persona të tjerë. Kjo është arsyeja pse mjekët po inkurajojnë njerëzit të përdorin mjete mbrojtëse ose të bëjnë teste për infeksione seksualisht të transmetueshme për të qëndruar të sigurt gjatë sezonit të festave.
Një anketë me 2,000 britanikë mbi moshën 18 vjeçare zbuloi se pak më shumë se një e treta shpesh kanë seks të rastësishëm gjatë javës së Krishtlindjeve. Anketa zbuloi se 24 përqind e njerëzve shpesh takojnë njerëz të rinj në një festë Krishtlindjesh ose ndoshta në një festë të natës së Vitit të Ri. Më shumë se një në dhjetë pranojnë se marrin vendime impulsive për të kryer marrëdhënie seksuale kur konsumojnë alkool në festa, ndërsa 11 përqind ndihen të vetmuar dhe shijojnë shoqërinë e dikujt tjetër duke pasur një lidhje gjatë pushimeve.
Nën termin ‘One-night stand’ hyn çdo akt kënaqësie me dikë që nuk është partneri yt. Për disa seksi i rastësishëm është ai me një të panjohur që e ke njohur veç një natë dhe nuk e ke parë më kurrë, ndërsa për të tjerë është ai me shokë/shoqe që ndajnë benefite ekstra. Seksologët theksojnë se ‘One-night stand’ është mënyrë e mirë për të kuptuar më shumë rreth dëshirës seksuale, çfarë të pëlqen e të tjera si këto.
Ka shumë njerëz që nuk duan të kenë një marrëdhënie, por duan të bëjnë seks. Por, ka gjithmonë një shans për disa që të krijojnë ndjenja. Kur kryen marrëdhënie truri lëshon hormone që nxisin lidhjen emocionale me personin që po ndan shtratin.