Aktualitet

Nesër hapet përfundimisht autostrada Tiranë-Durrës

Sot pritet të përfundojë rikonstruksioni i autostradës Tiranë-Durrës, një ndër rrugët më të frekuentuara në vend, sidomos gjatë sezonit turistik. Lajmi e bëri të ditur Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro. Ndërkaq ai tha se: “Jemi në segmentin e fundit të ndërhyrjes. Sot brenda orës 24:00 përmbyllet ndërhyrja e plotë. Nga nesër e tutje rruga do te jetë e hapur dhe pa probleme. Falenderojmë qytetarët për mirëkuptimin gjatë këtyre ditëve. Falenderim policisë rrugore për ndihmën në menaxhimin e trafikut. Ndjesë qytetarëve e bizneseve, faleminderit për mirëkuptimin”, shprehet Qendro.