Të ftuar sot në “Ndryshe” me Salsano Rapi dhe Edea Demaliaj ishin tre aktorët e “Portokallisë” Jorke Broka, Aleksandër Grami dhe Erblin Bajko, të njohur ndryshe edhe si ‘Familja Astari’. Në një intervistë mbi karrierën, jetën personale, bashkëpunimin e tyre në programin më të dashur të humorit dhe planet e të ardhmes, ata i thanë të gjitha. Me cilën artiste do të donin të punonin ata?
Erblini: Ema Andrean e kam qejf.
Jorke: Me Rozi Kostanin mund të kishim bashkëpunuar.
Aleksandër: E kemi pasur pedagoge, do ishte një mundësi e mirë të punonim bashkë.
E kë zgjedh secili prej tyre si aktorin më të mirë në “Portokalli”?!
Erblini: Më i miri është Gaz Paja, me qetësinë e tij e çon gjënë deri në fund.
Jorke: Do isha midis Gazit dhe Ledio Lakos.
Aleksandër: Gazi dhe Marini janë shumë aktorë të mirë
Ndër të tjera, ata morën pjesë në rubrikën “Përgjigju ose duro”, ku me siguri do të shkriheni së qeshuri.