Showbiz

Nga urrejtja për muzikën tek shndërrimi i një prej artistëve më të mirë në botë, ky është dokumentari më i ri i Ed Sheeran

Dokumentari me disa seri i Ed Sheeran sapo ka nisur të transmetohet në “Channel 5” dhe të gjithë po çmenden pas tij.

“My Own Words” quhet dokumentari që reflekton mbi jetën e artistit britanik që në vegjëli deri në ditët e sotme ku ai njihet si një ndër artistët më të suksesshëm në botë.

Në këto seri shfaqen video private të 28-vjeçarit sidomos në periudhën kur ai ishte i vogël dhe urrente të mësonte instrumente muzikore.

“Nëse do më thonin asokohe që një ditë do të bëhesha këngëtar, nuk do t’i besoja kurrë, unë e urreja muzikën dhe isha i paaftë për të mësuar qoftë edhe vetëm 1 instrument muzikor” ,- u shpreh Ed Sheeran.

“Krahas kësaj isha një fëmijë shumë i çuditshëm, me syze të mëdha blu dhe një shenjë në faqe që e kisha që në lindje, fatmirësisht atë e hoqa me lazer” ,-shtoi ai teksa nisi të flasë për fillimet e tij në muzikë.