Showbiz

Nicki Minaj e gatshme për të paguar gjithçka vetëm që të dalë fitimtare kundrejt Cardi B

Konflikti mes dy repereve të famshme ndërkombëtare Nicki Minaj dhe Cardi B nuk ka ndërmend të përfundojë.

Nëse klikoni në profilin e Instagram-it të kësaj të fundit do të shihni një seri videosh ku ajo akuzon Minaj për vjedhjen e disa bashkëpunimeve, për postime në Twitter ku ajo flet për vajzën e Cardi B si edhe për atë çfarë ndodhi në festën e “Harper’s Baazar” gjatë Javës së Modës në New York.

Gjatë një emisioni radiofonik Nicki Minaj ka thënë se kërkon të blejë për 100.000 dollarë xhirimet e momentit të sherrit të tyre pasi pretendon se e ka qëlluar Cardi B dhe dëshiron që të jetë vetë ajo e cila do t’i publikojë pamjet e para.

Në videot e postuara nga ylli i “Money” ajo thotë se Minaj është duke gënjyer sepse nuk ka asnjë dokument apo xhirim që kjo e fundit shfaqet duke e qëlluar.