Kohët e fundit sa i përket Nicki Minaj nuk përflitet për asgjë tjetër veçse lidhjes së saj me partnerin famëkeq Kenneth Petty.
Pak orë më parë nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, reperja dha një lajm që ka trishtuar publikun e sidomos fansat e saj.
Nicki do të dalë në pension dhe arsyeja është pikërisht jeta e saj familjare. “Kam vendosur të tërhiqem sepse tani dua të krijoj familje” ,-shkroi 36-vjeçarja duke theksuar se fansat e saj do t’i dojë përjetë.