Showbiz

Nicki Minaj konfirmon albumin e saj të pestë

Me anë të një versioni ‘freestyle’ të këngës së saj “Barbie Goin Bad” , Nicki Minaj ka konfirmuar nëpërmjet një strofe se ka gati albumin e saj të 5-të.

Edhe pse momentalisht ajo nuk pranon të flasë për këtë album, përflitet se në të nuk ka vetëm bashkëpunime me këngëtarë të mëdhenj, por gjithashtu edhe “diss-e” për artistë të industrisë.

Ende nuk dihet se si quhet ky album apo se kur do të lançohet ndërkohë që fansat këmbëngulin që Nicki Minaj të zbulojë detaje të tjera.

Gjithashtu, ashtu siç ka premtuar kohë më parë, në këtë album do të ketë edhe shumë projekte muzikore ‘freestyle’.