Showbiz

Nicki Minaj zbulon historitë e saj mbi lidhjet abuzive

Teksa më në fund është në një lidhje të lumtur me partnerin Kenneth Perry, Nicki Minaj ka vendosur t’i japë një mesazh të gjitha vajzave që gjenden në një lidhje abuzive.

Me anë të disa postimeve në rrjetin social Twitter ajo rrëfeu se kur ishte e vogël shihte prindërt e saj të cilët vetëm debatonin dhe mendonte se dashuria duhet të të lëndojë.

Për të ishte diçka normale të rriteshe në një ambjent të tillë. Gjithashtu ajo zbuloi edhe disa nga lidhjet e saj që patën të njejtin fat si prindërit duke theksuar se nëse shikoni një miken tuaj që gjendet në një lidhje këshillojeni dhe lutuni për të.

Në këtë mënyrë ajo do të mësojë vlerën që ka dhe të largohet një herë e mirë nga ajo marrëdhënie toksike.