Ajo lidhi kurorë me të dashurin prej 1 viti, Kenneth Petty më 19 tetor të këtij vitit.
Bëhet fjalë për reperen e famshme Nicki Minaj e cila ka hequr dorë nga muzika për t’ju përkushtuar të dashurit të saj dhe jetës martesore.
Teksa ka premtuar se në një ardhme çifti i ri do të bëjnë një dasmë, Nicki nuk ka ngurruar aspak të na tregojë unazën e veçantë prej diamanti me anë të një postimi në Instagram.
Raportohet se unaza është blerë në argjendarinë “Rafaello & Company” në New York dhe kushton plot 1.1 milion dollarë.