I ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë aktori i njohur Nik Xhelilaj. Në një intervistë mjaft të veçantë me Jonida Aliçkollin dhe Arbër Çepanin aktori ka zbuluar detaje nga jeta e tij, karriera, projektet që do të vijnë dhe sigurisht është ndalur edhe tek regjisori Piro Milkani, i cili ndërroi jetë më 24 Maj. Një prej figurave më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, me një karrierë të gjatë dhe kontribut të jashtëzakonshëm në artin e regjisurës.
Si ishte për Nik Xhelilajn bashkëpunimi në terren me Piro Milkanin?
Ai kishte një ndjesi mirësie, të qetësonte dhe nuk të jepte atë frikën. Nuk e mbaj mend që ai të ketë ngritur ndonjëherë zërin. Jo vetëm unë, por të gjithë kur ishim në set e dëgjonim me adhurim.
Aktori shtoi gjithashtu se:
Do të më mungojë shumë. Vitin e fundit nuk ishte shumë mirë fizikisht, telefonata kemi bërë. Një peng më ka ngelur, i thashë që do të vij që të të takoj dhe nuk erdha dot para një muaji. Besoj që ajo shtysa dhe motivimi që më jepte do të më mbesë gjithmonë. Do t’i jem falenderues gjithmonë.