Në këto çaste nis të luhet Finalja e Kupës së Italisë, Juventusi – Milan në Stadiumin “Olimpico” të Romës. Në rast fitoreje, Juventusi ka mundësinë të mbyllë sezonin me dy trofe, ndërsa Milani tenton të marrë trofeun e parë nën drejtimin e pronarëve të huaj. Gjithashtu, suksesi i jep të drejtën skuadrës së Gattuso-s, të marrë pjesë në Europa League, direkt në fazën e grupeve.