Sot hynë në fuqi tarifat 25% të Amerikës ndaj importeve kineze, çka sinjalizon fillimin e një beteje të gjithanshme tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë. Kina flet për tradhëti dhe zotohet të kundërpërgjigjet me të njëjtën monedhë ndaj masave të Donald Trump-it. Ndërkaq, shefi i Shtëpisë së Bardhë thotë se “Tarifat synojnë ndalimin e transferimeve të padrejta të teknologjisë amerikane dhe pronës intelektuale në Kinë”, krahas “Mbrojtjen e vendeve të punës”.