Akira Nishino nuk do të jetë më trajneri i përfaqësueses japoneze. 63-vjeçari do të largohet nga posti i tij në fund të këtij muaji, për shkak se kontrata e tij me Federatën japoneze të Futbollit skadon. Japonia u eliminua në 1/8-at e “Rusi 2018” nga Belgjika, në një ndeshje ku rezultati u përmbys nga europianët vetëm në sekondën e fundit rezultatin e takimit. Nishino mori drejtimin e Japonisë dy muaj përpara fillimit të Kupës së Botës.