Pak ditë më parë Kylie Jenner ngarkon një video në kanalin e saj në YouTube ku prezantonte zyrat e “Kylie Cosmetics”.
Teksa po i tregonte ndjekësve të saj ambientet ku punon, Kylie u ndal për të hyrë në dhomën e vogëlushes së saj Stormi e për ta zgjuar këtë të fundit nga gjumi.
Pasi hyri në dhonë, sipërmarrësja 22-vjeçare nisi t’i këndojë vajzës së saj ninullën e njohur “Rise and Shine” për ta zgjuar nga gjumi (edhe pse Stormi ishte zgjuar dhe po qëndronte në këmbë).
Ky moment qesharak është bërë menjëherë viral duke bërë mijëra njerëz të krijojnë meme me Kylie-n dhe “Rise and Shine”.
E postuar edhe në aplikacionin “Tik Tok”, “Rise and Shine” ka thyer rekord si asnjë video tjetër më parë duke shënuar mbi 1 miliard klikime në vetëm pak ditë.
Në vetëm 24 orët e para video e Kylie mori 1 milion klikime, pak ditë më pas arriti 70 milion ndërsa pas një jave plot 1 miliard të tilla.