Politikë

Nisin hetimet për Kryedemokratin Basha

Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimet për kryetarin e PD, për dekonspirim të operacionit në Durrës ku u bllokuan 3.4 milionë euro. Burime pranë prokurorisë konfirmuan se pas padisë së kryetarit të grupit të PS, Taulant Balla, organi i akuzës ka nisur hetimet për Lulzim Bashën, për nxjerrje të sekretit hetimor në rastin e operacionit të dy ‘Toyota’-ve të mbushura me euro dhe për shpifje. Balla dhe Basha do të përballen në gjyq më 10 korrik.