Botë e Çuditshme

Një burrë fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë!

Një banor i Çikagos ka fituar një xhekpot prej 1.3 milion dollarësh në Lotarinë Lucky Day. Ky moment i bukur vjen 15 vjet pasi fitoi një çmim të konsiderueshëm në të njëjtën lojë, tha Lotaria e Illinois. “New York Post” raporton se fituesi, i cili dëshiroi të mbetej anonim, tha se e bleu biletën muajin e kaluar.

Sipas Lotarisë së Illinois, bileta fituese u ble në një pikë karburanti BP në Oswego, dhe të pesë numrat e hedhur; 1, 13, 19, 27 dhe 35 përputheshin me rezultatet e shortit të 11 qershorit. Ai deklaroi se planifikon t’i përdorë paratë për të blerë një shtëpi të re për familjen, si dhe për të financuar një pension për veten dhe gruan e tij.

Lotaria e Illinois njoftoi se stacioni i benzinës ku u shit bileta fituese mori një bonus prej 13,000 dollarësh, që është një për qind e vlerës së xhekpotit të fituar. Vëmendje e veçantë u tërhoq nga fakti se i njëjti lojtar fitoi një çmim 15 vjet më parë në të njëjtën lojë lotarie, e cila në atë kohë quhej “Mali Lotto”.

Një burrë nga Karolina e Jugut tha se pas më shumë se 40 vitesh duke luajtur lotari, më në fund fati i buzëqeshi, duke fituar 20 mijë dollarë në lojën Mega Millions, në atë që ai e quajti “dita ime me fat”. Banori i zonës Grand Strand tha se është një lojtar i rregullt i lotarisë, megjithëse zakonisht nuk luan Mega Millions.

“Kam luajtur lotari për më shumë se 40 vjet. Gëzimi ishte i papërshkrueshëm kur kuptova se kisha fituar”, tha ai. Sipas fituesit, vendosi të blinte një biletë të Mega Millions krejt rastësisht gjatë një vizite në supermarket. Bileta me përzgjedhje automatike rezultoi fituese. Fillimisht ai mendoi se kishte fituar vetëm 400 dollarë, por pasi e kontrolloi sërish biletën, kuptoi se çmimi i tij ishte në të vërtetë 20 mijë dollarë.