Bota Botë e Çuditshme

Shkoi të blinte bukë, kthehet në shtëpi me 500 mijë dollarë…

Një burrë nga Karolina e Jugut shkoi në dyqan për të blerë bukë dhe u kthye në shtëpi me një biletë lotarie me vlerë 500,000 dollarë. Ai e gërvishti biletën kur arriti në shtëpi dhe zbuloi një çmim prej 500,000 dollarësh. “Ishte surreale”, tha lojtari. “Nuk je i sigurt për atë që po sheh. Po kontrolloja numrin e zerove”, shtoi ai. Fituesi tha se ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me paratë.

Ndërkaq, rikujtojmë se administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar një ndryshim të madh në politikën e emigracionit, duke kërkuar që personat që aplikojnë për kartë jeshile të largohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë procesit të aplikimit. Sipas rregullit të ri të publikuar të premten nga autoritetet amerikane të emigracionit, aplikantët për qëndrim të përhershëm ligjor do të duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës për të përfunduar procedurat dhe për të aplikuar për vizën përkatëse.

Vendimi pritet të prekë qindra mijëra emigrantë të ligjshëm që jetojnë dhe punojnë aktualisht në SHBA, pasi shumë prej tyre mund të detyrohen të lënë familjet, punët dhe komunitetet e tyre për muaj apo edhe vite, derisa procesi të përfundojë. Procesi për marrjen e kartës jeshile konsiderohet tashmë një nga më të gjatët dhe më të ndërlikuarit në sistemin amerikan të emigracionit.