Botë e Çuditshme

Nuk gjeti biletën e lotarisë që donte, por fitoi 1 milion dollarë me një tjetër zgjedhje!

Një burrë nga Ohio, i cili zbuloi se në shumë dyqane ishin shitur të gjitha biletat e tij të preferuara të lotarisë, përfundoi duke bërë një zgjedhje rezervë që i fitoi atij një çmim prej 1 milion dollarësh. Burri nga Ashville tha se ishte ndalur në disa dyqane gjatë rrugës për në punë për të kërkuar një biletë gërvishtëse të Extreme Million.

Ai hoqi dorë dhe bleu një biletë Cashword. Nuk e besonte kur e skanoi biletën dhe konfirmoi se ishte fitues i 1 milion dollarëve. Fituesi tha se paratë e çmimit të tij do të shkojnë për të paguar shtëpinë, makinën dhe për të dërguar gruan me pushime. Ndërkaq, një histori e pazakontë ka ndodhur në qytetin e vogël Carsoli, Itali. Një burrë kishte vendosur t’i bënte një surprizë bashkëshortes së tij duke i dhuruar një biletë “gratta e vinci”, pa e ditur se ajo do të rezultonte fituese e një shume të madhe parash.

Gruaja, pasi ka gërvishtur biletën, ka zbuluar se kishte fituar plot 500 mijë euro. Në vend që ta ndante këtë lajm me bashkëshortin e saj, ajo është larguar menjëherë, duke marrë me vete biletën fituese dhe duke ndërprerë çdo kontakt. Burri, i cili fillimisht nuk ishte në dijeni të asaj që kishte ndodhur, më vonë ka kuptuar gjithçka dhe ka mbetur i tronditur nga situata.