Një grua nga Karolina e Veriut tha se po përgatitej të hidhte një biletë lotarie kur vendosi ta skanonte dhe zbuloi se ishte një biletë fituese prej 1 milion dollarësh. “Zemra ime po rrihte shumë shpejt”, tha Melissa Johnson. “Fillova të bërtisja”, shtoi ajo. Gruaja njoftoi se do t’i ndajë paratë e çmimit me familjen e saj. “Kam punuar kaq shumë në jetën time. Nuk e mendova kurrë se kjo do të ndodhte”, deklaroi ajo.
Ndërkaq, një burrë nga Karolina e Jugut shkoi në dyqan për të blerë bukë dhe u kthye në shtëpi me një biletë lotarie me vlerë 500,000 dollarë. Ai e gërvishti biletën kur arriti në shtëpi dhe zbuloi një çmim prej 500,000 dollarësh. “Ishte surreale”, tha lojtari. “Nuk je i sigurt për atë që po sheh. Po kontrolloja numrin e zerove”, shtoi ai. Fituesi tha se ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me paratë.
Ndërkaq, rikujtojmë se administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar një ndryshim të madh në politikën e emigracionit, duke kërkuar që personat që aplikojnë për kartë jeshile të largohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë procesit të aplikimit. Sipas rregullit të ri të publikuar të premten nga autoritetet amerikane të emigracionit, aplikantët për qëndrim të përhershëm ligjor do të duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës për të përfunduar procedurat dhe për të aplikuar për vizën përkatëse.