Këngëtarja me origjinë shqiptare me famë botërore Dua Lipa sapo na tregoi se për të do nisë një epokë e re.
Pak orë më parë ajo ka postuar një foto në rrjetin social Instagram ku shkruan “Një epokë e re! Faleminderit për durimin tuaj. Shihemi së shpejti”
Në foto Dua shfaqet me flokët bjonde dhe ky ndryshim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave të saj.
23-vjeçarja ka shtuar dyshimin me postimin e dy fotove të tjera krejtësisht të zeza por duke mos zbuluar asnjë detaj më shumë rreth tyre.
Të gjithë dyshojnë se Dua është në prag të lançimit të një projekti të ri muzikor që me siguri, ashtu si shumë të tjera do të shndërrohet menjëherë në një hit.