Reperi i famshëm dhe shumë i dashur për publikun, Ledri Vula ka realizuar një ëndërr të vogël të fansit të tij më të madh.
Një djalosh me aftësi të kufizuara i quajtur Andi ka kërkuar që të takohet me reperin por nuk ka ndodhur vetëm kjo.
I kontaktuar nga të afërmit e djalit nga Prishtinë, Ledri jo vetëm që i ka realizuar atij këtë dëshirë por gjithashtu e ka ftuar për të parë një ndeshje basketbolli.
“Prive.al” ka publikuar një foto dhe një video të këtij momenti ku dy shokët më të rinjë në qytet shijojnë një ndeshje basketbolli, një sport shumë i dashur për të dy ata.